Thethi dhe Boga, dy prej perlave të alpeve shqiptare, u zgjodhën si destinacion i radhës i kolonisë së piktorëve “Lissus Art”, në ndalesën e saj të katërt.
Gjatë katër ditëve, 20 prej piktorëve më të njohur në vend punuan në zemër të alpeve shqiptare, duke sjellë në telajo magjinë e peizazheve malore, por edhe bukurinë e kostumeve tradicionale të burrave dhe grave të zonës.
Organizatori i kolonisë, Dedë Maluta, i cili prej dy vitesh bashkon artistë nga e gjithë Shqipëria, thekson se synimi kryesor është të ruhet dhe të ringjallet tradita e pikturës së peizazhit tek brezat e rinj .
Kolonia e piktorëve shqiptarë prej dy vitesh udhëton në disa prej zonave më të bukura të vendit, nga veriu në jug, me qëllim të evidentojë përmes artit bukuritë natyrore dhe trashëgiminë kulturore të Shqipërisë./vizionplus.tv
