Ky moment i shkrepjes së kësaj fotografie, na kthen pas në kohë, plot 170 vite më parë. Ashtu siç italiani Pietro Marubi e nisi rrugëtimin e tij fotografik në Shkodër, me të njëjtin proces jo vetëm të fiksimit të imazheve, por edhe kthimit të negativit në një foto reale. Fotografi dhe eksperti gjerman i proceseve historike të fotografisë Maximilian Zeitler, zhvilloi për dy ditë me radhë në muzeun “Marubi” një bisedë me punonjës dhe 6 fotograf të rinj nga rajoni.

 

MAXIMILIAN ZEITLER, FOTOGRAFI

“Kjo është një kuti e errët e lëvizshme dhe ne sot në të bëmë foton e parë pas shumë vitesh në Shkodër me kolodium të lëngshëm, që nga vitet e Marubit . Është një nder i madh për mua ta bëj këtë për “Marubin”. Jam i lumtur që 5 të rinjtë sot që ishin sot këtu e mësuan dhe do e zhvillojnë këtë antikë të vjetër dhe proces historik . Mendoj se është shumë e rëndësishme për të mësuar se si gjërat bëheshin në atë kohë . Shumë foto janë bërë 1850-1860 nga momente të rëndësishme të historisë së Shqipërisë prandaj është e rëndësishme ta njohim si moment.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Majlinda Hoxha, fotografja nga Kosova thotë se përjetoi emocionet ngjashëm me ditën kur nisi këtë profesion.

 

MAJLINDA HOXHA, FOTOGRAFE

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një magji dhe dashuri e papërshkrueshme , atë gjë që e kam përjetuar para 20 viteve  e përjetova edhe sot!

 

Për drejtorin e muzeut “Marubi” kjo është një ngjarje historike, që i njeh brezat e rinj me këto teknika që sot teknologjia i ka hequr nga qarkullimi, por shërbejnë si një shkollë me vete.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo teknikë që aplikohet ende në metodën e fotove bardh e zi të punuara manualisht, është një relike që i shërben brezit të ri për t’u njohur me evoluimin që ka patur fotografia në kohë.