Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, foli sot nga Korça  për paraqitjen e vjehrrës së tij në SPAK, Fatime Kryemadhi.

Nëna e Monika Kryemadhit u paraqit dy ditë më parë në SPAK, për të dëshmuar për pasurinë e saj të paluajtshme. Vjehrra e Metës tha atë ditë për gazetarët se hetimet janë sulme politike, pasi vajza e saj ka denoncuar aferën e inceneratorëve, teksa shtoi se për shtëpinë që ka, ka punuar dhe e ka siguruar.

Lidhur me këtë Ilir Meta tha sot në konferencën e tij për mediat, se kjo çështje nuk përbën interes për atë. Sakaq ai tha se Fatime Kryemadhi është një zonjë e mrekullueshme dhe gjithçka tjetër është politikë dhe asgjë tjetër.

“Kjo nuk përbën asnjë interes për mua. Ajo është një zonjë e mrekullueshme dhe gjithçka tjetër është politikë dhe asgjë tjetër. Nuk kam asnjë informacion. Sa herë kam qenë në SPAK, kam dalë para gazetarëve. Sa herë të më ftojnë do u bëj dhe disa pyetje serioze prokurorëve. Kanë kërkuar dhe një mandat tjetër. Ua ka kërkuar Arben Ahmetaj ato 60 mln eurot ku janë, por nuk i gjejnë dot. Se kanë parë firmën e Veliajt.”, tha Meta./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";