Balerini Leon Cino, një nga artistët që e përfaqëson Shqipërinë në sallat më prestigjoze të kërcimit në botë vjen në një rrëfim ndryshe për rrugëtimin e tij në balet, sfidat e emigrimit, të rejat nga jeta profesionale dhe personale.

Në një lidhje direkte për emisionin “Vizioni i Pasdites” ai rrëfen rrugëtimin e tij, që siç ai tregon, nisi në Shqipëri, por vijoi më pas në Itali e SHBA.

“Herën e parë që kam hyrë në një sallë baleti isha i tmerruar dhe kërkova të ikja sepse pashë gjithë fëmijët që bërtisnin sepse baleti ka nevojë për elasticitet”, tha ai. “Kur pashë si ushtrohen dhe mënyra e veprimit për të zgjatur tendinat ishte e tmerrshme dhe impakti i parë ishte i frikshëm, traumatik. Pastaj një profesor i shkollës më mori veç edhe nga aty filloi përnjëherë dashuria për baletin sepse mënyra se si mësonin fëmijët e vegjël ishte mënyrë perfekte”, shton ai.

Ai thekson se doli i pari mes 300 fëmijëve të tjerë në një audicion mjaft të rëndësishëm për të në La Scala. Më tej, ai vijoi karrierën në SHBA, ku nuk munguan sakrificat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pata fatin që një periudhë para diplomës punova me trupën e baletit të La Scala edhe disa drejtorë të kompanive të ndryshme më dhanë kontratë pune dhe drejtoresha e punës më tha të zgjidhja. Ishin kontrata të ndryshme në Azi, Europë e SHBA”, tha ai. “Kam kaluar vitet më të bukura në SHBA. Kam pasur vështirësi, sepse ishte një periudhë që isha i vogël dhe i shikonin shqiptarët në një mënyrë të ccuditshme. Njerëzit, shumicat e injorantëve vendosnin gishtat për gjtihccka, por unë jam krenar që jam shqiptar”, tha ai./vizionplus.tv/