Në Korçë ka filluar edicioni i 15-të i kolonisë ndërkombëtare të piktorëve “Ditët e Mios”, një ngjarje që çdo vit mbledh artistë nga të gjitha anët e botës për të krijuar vepra që frymëzohen nga mjeshtri i njohur i peizazhit shqiptar, Vangjush Mio.

Pjesëmarrës janë 42 piktorë nga Shqipëria, rajoni dhe shumë shtete të tjera, të cilët po eksplorojnë bukuritë e Korçës dhe do të sjellin krijimet e tyre.

“Kam pikturuar që nga fëmijëria dhe jam profesioniste që nga momenti kur fillova studimet për art. Dje vizituam muzeun e Vangjush Mios dhe pata mundësinë të shoh disa portrete të mrekullueshme. Ai është një artist i jashtëzakonshëm dhe u frymëzova shumë nga puna e tij.”

“Po pikturoj një peizazh por në mënyrën imersive, doja të dilja jashtë tradicionales. Është hera e parë që vij në Korçë dhe jam e mahnitur nga mikpritja, unë vij nga Serbia dhe ndihem e lumtur që jam në Shqipëri këto ditë”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo është hera e parë që kam marrë ftesë nga bashkia e Korçës jam e lumtur që jam këtu. Vjeshta paraqet ngjyra plot jetë e shëndet, ndaj e artistët janë në Korçë. Unë luaj me bojëra por koncepti i ditëve të Mios i mora detajet nga qyteti e t’i përcjell në telajo, pak tradicional, pak abstrakt.”

Kolonia “Ditët e Mios” do të zgjasë disa ditë, dhe në fund të aktivitetit, veprat e krijuara do të ekspozohen si një homazh për mjeshtrin Vangjush Mio. Ato shërbejnë gjithashtu si një pasqyrë e bashkëpunimit kulturor ndërkombëtar.

/vizionplus.tv