Nga Aleks Kalemasi 

10 monumente kulture të qyteteve shqiptare dhe qytetit të Manastirit në Maqedoninë e Veriut në miniaturë janë ekspozuar në qendër të Durrësit.

Përmes teknologjisë, informacioni për këto monumente ishte i aksesueshëm edhe për personat me aftësi të kufizuar. Qëllimi i ekspozitës sipas ideatorëve është që t’i jeopet akses edhe individëve me vështirësi në shikim.

“MuzehLAB në bashkëpunim me një organizatë tjetër nga Maqedonia e Veriut, sjellin ekspozitën në ambientet e hapura të qytetit, “Dëgjoj, ndjej dhe perceptoj. Individët me vështirësi në shikim janë thuajse të përjashtuar nga aktivitete të tilla kulturore, prandaj edhe e sollëm bashkë me ekspertët”, tha Dorina Xhera, ideatore e “Muzehalb”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pas kërkimi që u bë, teksi u përkthye në audio në gjuhën shqipe dhe pastaj punuam me monumentet 3 D. Përmes një çipi, të dhënat mund të dëgjohen edhe në audio”, tha Inesa Silaj, ideatore e “MuzeHalb”.

Ekspozita interpretuese “Të prekim trashëgiminë përmes shqisave” vjen në kuadër të “Javës së Evropës”.

Deri më datë 12 maj është planifikuar zhvillimi i një sërë aktivitetesh ku do të angazhohen fëmijë dhe të rinj, persona me aftësi të kufizuara, studentë dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";