Historia e Musa Sinës, i cili 24 vite të jetës së tij i kaloi në burgjet e regjimit komunist, vjen e dëshmuar përmes një libri nga Jozef Radi.

 

I klasifikuar nga regjimi i kohës si “armik i popullit” Sina mbeti i paarsimuar, ndaj ajo që e bën të veçantë këtë botim është se të gjitha dokumentet si firmë të vetme mbajnë shenjën e tij të gishtit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vepra është një dosje e rishkruar nga autori duke i qëndruar besnik çdo detaji dhe shënimi të lënë nga Sina.

 

JOZEF RADI

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SHKRIMTAR

 

“Mbi ato dosje unë kam mbivendosur njohjen time me personazhin. I kam shfrytëzuar dosjet në të gjitha nuancat e tyre dhe nuk kam hequr qoftë dhe një frazë nga dosjet, përkundrazi ndonjëherë kam bërë edhe korrigjuesin. Se po ti shohësh pjesa me e madhe e atyre që i kanë shkruar dosjet kanë qenë me gabime ortografike.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përmes një metafore të fuqishme që në titullin e këtij libri “Njeriu përballë përbindëshit” autori sjell një paralelizëm me regjimin.

 

JOZEF RADI

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

SHKRIMTAR

 

“Përbindëshi ishte diktatura me të gjithë mekanizmat e saj. Diktatura arrinte në ato përmasa të paimagjinueshme. Shpesh ne vetë jemi të pasigurt që diktatura i bënte këto gjëra, por ja që dokumentet tregojnë se ajo i bënte këto.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Njohja me dosjet nga autoriteti për Informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka nxitur autorin të nxjerrë në pah një pjesë të së vërtetës historike të asaj kohe.

 

GENTIANA SULA

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

KRYETARE E AIDSSH

 

“Ajo që në titull është përbindëshi unë them që ashtu është, një shtet totalitar, që nuk është vetëm sigurimi i shtetit, nuk është vetëm partia është ajo që ka lënë prishjen e atij indi shoqëror ku shqiptarët kanë dhe pikat e veta më të forta. Dhe ne habitemi se si një njeri kaq i thjeshtë dhe kaq i izoluar të përbënte një rrezik kaq të madh.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Libri “Njeriu përballë përbindëshit” u shërben të gjithë atyre lexuesve që duan të njohin të shkuarën historike të vendit dhe njerëzit që kanë qenë pjesë e saj.