Një vit pas ndarjes nga jeta të piktorit të njohur Sali Shijaku, i biri Orgesi ka çelur në ambientet e vilës së tij, ekspozitën “Retrospektivë”.

 

Të vendosura në mënyrë të rastësishme një pjesë veprave trajtojnë epikën heroike me kreshnikët dhe luftëtarët shqiptarë në shekuj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një prej tyre është edhe piktura monumentale “Mic Sokoli” imazh që u kthye burim frymëzimi të kosovarëve në vitin 1970, e që ka tërhequr edhe më shumë vëmendjen e publikut, i cili e lidh edhe me zhvillimet në veri të Kosovës.

 

ORGES SHIJAKU

I BIRI I SALI SHIJAKUT

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjithmonë artistët janë pjesë e këtyre situatave, unë besoj se Sali shijaku ka qenë pjesë  e historive dhe luftërave të Kosovës si në atë kohë si në këtë kohë. Ka sjellë figurën e Mic Sokolit pikërisht në këto situata. Po ashtu këto figura besoj se kanë një forcë, pikërisht atë forcën e shqiptarit të Mujit dhe Halilit ku babai ilustroi të gjithë legjendat për ta paraqitur në gjithë gjuhët e botës përmes artit.”

 

Vepra arti që nga fillimet e krijimtarisë së tij, piktura, skulptura, skica etj shpalosin një tjetër dimension të artistit avangardë. Mes emocionesh Orgesi ruan me fanatizëm çdo vepër të piktorit dhe kujton shpesh kritikat që i janë bërë Sali Shijakut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ORGES SHIJAKU

I BIRI I SALI SHIJAKUT

“Në këtë ekspozitë kemi sjellë artin modern, disa nga pikturat më të rëndësishme sidomos ato të ekspozitës së Durrësit ku ai u kritikua për 7 rrymat e artit, kubizëm, surrealizëm, impresionizëm etj. U shkruajt madje një artikull në gazetën “Drita” se këto rryma ishin nj interpretim i padrejtë i realitetit.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sali Shijaku njihet si piktor i kompozimeve masive të shekullit XX, ku përmes ngjyrave ka sjellë peizazhe, legjenda dhe mitet shqiptare që kanë shërbyer gjithashtu si një vend strehimi për lirinë krijuese të tij.