Muzikali “Rituali i jetës” po bëhet gati të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një konceptim të ri.

 

Nga gjama e vdekjes deri në lindje, kështu është konceptuar të rivihet kjo shfaqje nën koreografinë e Arian Sukniqit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ARIAN SUKNIQI

KOREOGRAF

“Kjo ka një mesazh që është i përjetshëm, që duhet ta duash jetën. Dhurata më e madhe që kemi mos e shpërdoroni. Arti ka misionin e madh që pavarësisht se të bën të reflektosh, kur të dalësh nga dera e teatrit të dalësh gjithmonë me frymëzim. E kam nisur me vdekjen për të treguar që ka gjithmonë një lloj ngushëllimi e keqja kalon, jeta vazhdon.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Motivet muzikore folklorike të Shqipërisë së epërme të ndërthurura me ato bashkëkohore synojnë që përmes kësaj shfaqje të përcjellin identitetin shqiptar ndër dekada.

 

KLODIAN QAFOKU

KOMPOZITOR

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot teknikat kanë evoluar efektet audio dhe riregjistrimit që janë bërë me artistët e rinj. Sigurisht që lënda kryesore është ajo folklorike. Kam patur një impenjim të gjatë gati 5-6 muaj që të bëj të gjithë përmbledhjen e materialeve muzikore folklorike për ti bashkuar nga ana kompozicionale.”

 

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë vepër është bashkëpunimi ndërmjet Ansamblit Popullor dhe Trupës së Baletit si një shkrirje e të gjitha etapave të jetës.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

ALBAN TAHIRI

DREJTOR I ORKESTRES SE ANSAMBLIT

“roli i ansamblit është i padiskutueshëm në të gjithë shfaqjen. Sigurisht që spikasim në ritualin e dasmës. Është një ritual që nuk duhet humbur. Ansambli është dhe do të mbetet gjithmonë një pasaportë diplomatike e shtetit shqiptar.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Rituali i jetës” do të shfaqet për të gjithë publikun nesër në mbrëmje në orën 20.00 në Teatrin e Operës dhe Baletit.