Mozaikut të artistëve që janë bërë pjesë e skenës së “Këngë moj” iu bashkua edhe këngëtarja kosovare Albina Kelmendi.

Nën tingujt e muzikës më të bukur të trevave të Kosovës, por dhe atyre shqiptare Albina dhuroi një spektakël plot emocione, në një mbrëmje të cilën ajo e cilëson si të parin recital të mbajtur prej saj.

Ndonëse në moshë shumë të re, 25-vjeçarja Albina Kelmendi në mbrëmjen e saj pati përkrah disa prej artistëve të mirënjohur, të cilët e kanë mbështetur që prej fillimit të rrugëtimit të saj në muzikë.

E sigurisht publiku është mësuar që shpesh të shoh Albinën të shoqëruar në skenë nga familjarë, ndaj këtë mbrëmje nuk munguan as prindërit e saj, Albana dhe Bujar Kelmendi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

E enjtja solli sërish një mbrëmje magjike nën interpretimin e disa prej zërave më të mirë të skenës, ndaj për të gjithë ata që nuk patën mundësi ta ndiqnin natën e Albina Kelmendit, “Këngë moj” ju fton të shihni ritransmtimin premten në orën 23:00 dhe të shtunën në orën 17:00./vizionplus.tv/

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";