Copëza jete nga kryeqyteti vijnë përmes dritëhijes së Brian Hoxhës.

 

Fotografi i rrugës e gjen të bukurën në thjeshtësinë e përditshmërisë dhe personazheve unikë.

 

BRIAN HOXHA

FOTOGRAF

 

“Ndoshta ju nuk ju bën përshtypje rutina sepse është bërë më shumë se e zakonshme por mua më frymëzon dhe pikërisht aty dua të gjej elementët e së bukurës.”

 

 

Tirana nuk është gjithmonë e zhurmshme dhe ndoshta nuk e njohim tërësisht, pasi në rrugët e qytetit qetësia e së zakonshmes shkruan po bukur historitë e njerëzve.

 

“Unë kam zbuluar disa skuta nëpër rrugë dhe aty jeta është më e ngadaltë, pa trafik jo vetëm automjetesh, të rinjtë pëlqejnë që të dalin dhe të jenë në rrugët e zhurmshme ndërsa në këto skuta përgjithësisht jetojnë të moshuar. Kam vënë re që në atë ritmin e tyre janë të mësuar dhe të lumtur. Është një miniunivers brenda qytetit.”

 

Po turistëve të huaj si do t’ua tregonim në pak fjalë energjinë e këtij qyteti?

 

“Qyteti i mundësive, varet si e sheh..”

 

Fokusi i fotografit na tregon edhe realitete jo fort të lumtura ndërsa çdo njeri shpaloset si një botë më vete, pavarësisht ngjyrave të jetës.