Komiteti Ndërqeveritar për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e ka futur traditën e shtegtimit të bagëtive të Shqipërisë në listën e trashëgimisë kulturore botërore të UNESCO-s, njoftoi të mërkurën ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti.

 

Për ta futur këtë traditë nën mbrojtjen e Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNESCO), Shqipëria kishte aplikuar në një dosje të përbashkët me Italinë, Austrinë, Greqinë, Spanjën, Francën, Rumaninë, Kroacinë, Luksemburgun dhe Andorrën në mars 2022.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Tradita e shtegtimit të bagëtive është një traditë e lashtë që ka kapërcyer shekujt dhe shtete; një mënyrë jetese e pasur me këngë pastorale, instrumente, veshje, rite, festa dhe kulinari”, shkroi Margariti në Facebook.

 

Në Shqipëri kjo traditë, e njohur në botë si Transhumanca, zhvillohet në zonat e thella malore në veri dhe në jug të vendit. Me nisjen e stinës së verës, në qershor, barinjtë me kopetë e bagëtive bëhen gati të udhëtojnë drejt bjeshkëve. Ata e njoftojnë njëri-tjetrin dhe nisin së bashku rrugëtimin për në zonat e larta malore, ku qëndrojnë për tre muaj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata marrin me vete enë dhe pajisje për të mbledhur dhe përpunuar qumështin, qentë që ruajnë bagëtitë, por edhe fyell apo çifteli e vegla të tjera muzikore, për të kaluar ditët dhe netët larg shtëpisë dhe familjes.

 

Pas tre muajsh shtegtimi, barinjtë dhe kopetë e bagëtive kthehen në shtëpi, së bashku me ushqimet e grumbulluara gjatë kësaj kohe. Zakonisht, për kthimin e tyre organizoheshin edhe festime. Kjo traditë rrezikon të zhduket për shkak të lëvizjes së banorëve të fshatrave drejt zonave urbane, por edhe për shkak të emigrimit jashtë vendit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministrja tha se ky vendim “do të jetë një ogur i mirë edhe për dosjet e tjera që Shqipëria ka dorëzuar pranë UNESCO-s”.

 

Shqipëria ka dorëzuar kërkesat me dosjet përkatëse për “Kcimin e bjeshkës me tupan të Tropojës” dhe “Këndimin me lahutë të këngëve të kreshnikëve”, të cilat ende nuk janë shqyrtuar nga UNESCO.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Aktualisht pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s janë Gjirokastra, Butrinti, Berati, liqeni i Ohrit, lumi i Gashit në luginën e Valbonës, si dhe xhubleta.

 

Pak kohë më parë, Shqipëria u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027. /REL/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";