Drejtoria e Antidrogës në Peru ka arrestuar katër persona, mes tyre një shqiptar, I identifikuar si Kadri Gjoci, 28 vjeç.

 

Anëtarët e grupit akuzohen se kanë drejtuar transportin e një ngarkese prej 2.3 ton kokainë nga Peruja në shtetet në evropiane.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në prangat e policisë, së bashku me Kadri Gjocin kanë rënë edhe biznesmeni italian Pasquale Bifulco 49 vjeç.

 

Me ta u arrestuan peruani Luis Alberto Narbasya Huayanay 57 vjeç të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gram kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi ; si dhe Elmer Cárdenas Ramírez 56 vjeç, të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole, raporton “La Republica”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Operacioni u quajt “Poseidon” sepse është vazhdimi i atij të kryer në Máncora, më 29 gusht, ku u arrestuan Alex Soria Trujillo, Edëin Pariona Oroncoy, Manuel Garcia Sifuentes, Fredy Reyna Mori dhe Marco Macedo Ushiñahua, me 448 kilogramë hidroklorur kokaine, njoftoi Policia.

 

Burimet e Dirandro (Policia Peruane) treguan se hetimet janë kryer në koordinim me DEA-n amerikane, Policinë Federale të Hetimit Kriminal-BKA të Gjermanisë; dhe Policia italiane e financave.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ngarkesat e drogës u nisën nga Alto Huallaga për në Lima dhe Tumbes në mënyrë që të transportoheshin me det nga porti i Callao në Evropë nën modalitetin “eksporti nga kompania në kompani”. Nëse do të dilte në tregun e zi në Evropë, ajo do vlente mbi 45 milionë dollarë. Kokaina u kap më 27 korrik.

 

Kështu, pasi mësuan se organizata kriminale dërgonte një ngarkesë të konsiderueshme droge drejt Italisë dhe Hamburgut (Gjermani), ata vazhduan me çmontimin e këtij rrjeti që drejtohej në vend nga italiani Pasquale Bifulco.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Autoritetet po hetojnë nëse ky rrjet ka lidhje me mafian shqiptare që në muajin qershor tentoi të dërgonte në Holandë 2200 kilogramë kokainë të lëngshme në kavanozë me asparagus.