Dy të vdekur, një i zhdukur dhe gati një mijë të shpëtuar, pasi një stuhi e madhe goditi Greqinë.

Pas goditjes së Greqisë Perëndimore dhe Qendrore, meteorologët kanë parashikuar që cikloni Ianos, i ashtuquajturi uragan mesdhetar, thanë se dy njerëz kishin vdekur dhe të paktën një ishte zhdukur.

“Unë iu bëj thirrje qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë për sa kohë zgjat ky fenomen” , tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, duke shprehur ngushëllimet për ata që kishin humbur jetën.

“Ajo që ka përparësi tani është mbrojtja e jetës. Të gjitha zonat e prekura do të kenë mbështetje të menjëhershme.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shërbimet e urgjencës raportuan se kishin marrë mbi 2,500 thirrje për ndihmë nga njerëzit e bllokuar në shtëpi dhe makina të përmbytura. Shërbimi zjarrfikës grek tha se kishte shpëtuar pothuajse 1.000 njerëz. Në Trikala, një burrë mbijetoi duke u kapur te një trung.

The post 2 të vdekur dhe mbi 1 mijë të shpëtuar, cikloni “Ianos” prek edhe Kretën appeared first on Vizion Plus.