Policia greke ka arrestuar gjatë ditës së djeshme një “peshkaqen” të kontrabandës ndërkombëtare të naftës, pjesë e një organizate që mendohet se ka qarkulluar 21 miliard dollar gjatë aktivitetit të saj në vitet e fundit.

Italiani është arrestuar pas një kërkese nga shteti i Venezuelës, pasi u zbulua se ai drejtonte organizatën që kishte shkaktuar miliarda dollar dëme këtij shteti dhe kompanive të transportit detar përmes mashtrimit.

Ai jetonte në zonën e Varit në Greqi dhe bëntë një jetë luksi me vila dhe makina të shtrenjta.

Dyshohet se organizata e drejtuar prej tij prokuronte tankera nafte nga Venezuela dhe më pas përmes manipulimit të të dhënave satelitore ndryshonte destinacionin e tyre në mënyrë që të kryente kontrabandë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai do të ekstradohet për në Venezuelë dhe pritet që të jetë një ndër gjyqet më të famshme të viteve të fundit për shkak të sasisë kolosale të parave që ka bërë organizata. /vizionplus.tv