Njëzet e një milion euro për njëzet e pesë pacientë të trajtuar të prekurit me Covid-19. Ky është debati më i madh i hapur në Itali për investimet e kryer në një Spital Poliklinik në Milano të Italisë.
Fondet e këtij spitali u mblodhën me donacionet e privatë dhe që buxheti i dhënë për përballimin e koronavirusit.
Një projekt që sipas mediave italiane, me gjithë se pati një prezantim me pompozitet të madh nga drejtuesit e Rajonit, ka tërhequr shumë kritika që në fillim: nga dyshimet teknike të emrave të njohur të mjekësisë si Profesor Luciano Gattinoni, (i njohur në të gjithë botën), i cili u kërkon gjyqtarëve të vlerësojnë çdo të detaj, nga hidhërimi i avokatit Giuseppe La Scala, i cili ai e përcaktoi veten si “një idiot” për financimin e projektit.
Kjo për shkak të akuzave politike të figurave të opozitës nga Europa + dhe Partisë Demokratike në Këshillin Rajonal, i cili denoncoi presionin politik nga Këshilli Lombard për spitalet për transferimin e pacientëve Covid në godinën e re. Por nuk kanë munguar polemikat në pro e kundër për këtë godinë të re.