Një 25-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mëngjesin e ditës së sotme. Mediat italiane raportojnë se kamioni i drejtuar nga 22-vjeçari shqiptar u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion të ndaluar në një radhë në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Roça dhe Mantovës në veri.

25-vjeçari shqiptar me banim në Piza, vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u shkatërrua nga përplasja.

Aksidenti

Mediat raportojnë se për shkak të shpejtësisë së madhe por dhe reshjeve të shiut në rrugë, i riu shqiptar nuk ka mundur të kontrollojë dot kamionin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në orën 9:40 kishte një tjetër mbyllje të autostradës, këtë herë për të liruar rrugën nga rimorkio. I tradhtuar nga shiu dhe dukshmëria e dobët, viktima nuk ka vërejtur mjetet e ndalura në kolonë dhe ka goditur makinën e fundit të rreshtit. Shtrirja e autostradës midis kabinave të pagesës Nogarole Roça dhe Mantua Nord mbeti e mbyllur për trafikun deri rreth mesditës, kur përfunduan operacionet e shpëtimit dhe sigurisë për automjetet.