Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara tha se 27 diplomatë të tjerë rusë dhe anëtarë të familjeve të tyre janë dëbuar nga Shtetet e Bashkuara dhe do të largohen më 30 janar.

“Diplomatët tanë po dëbohen. Ne po përballemi me një mungesë serioze të stafit”, tha të shtunën në mbrëmje ambasadori Anatoly Antonov në një intervistë për Soloviev, një kanal në Youtube.

Rusia ka thënë më parë se mbi 100 diplomatë të saj dhe anëtarë të familjeve të tyre ishin detyruar të largoheshin nga Shtetet e Bashkuara që nga viti 2016 kur marrëdhëniet mes dy vendeve u përkeqësuan.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova, që prej 29 tetorit, rreth 200 diplomatë rusë vazhdojnë ende të punojnë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë stafin e misionit rus në Kombet e Bashkuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Administrata e Presidentit Joe Biden tha muajin e kaluar se stafi i misionit të SHBA në Rusi ishte reduktuar në 120 persona, nga 1200 në fillim të vitit 2017, pas një sërë dëbimesh dhe kufizimesh.

Ambasada amerikane në Moskë ndaloi përpunimin e vizave jodiplomatike këtë vit dhe shtoi rusët në listën e vendeve që mund të aplikojnë për viza në vende të treta.