Ministria e Shëndetësisë e Hamasit tha se 3,478 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 12,000 janë plagosur në Gaza që nga fillimi i luftës në kete vend.

 

Nga ana tjeter shifra nga pala izraelite flet për mbi 1400 të vdekur, kryesisht civilë të vrarë gjatë inkursionit të 7 tetorit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Situate në Rripin e Gazës është dramatike. Bllokada totale e Izraelit ndaj energjise elektrike, ujit të pijshëm dhe ushqimeve e ka rënduar në mënyrë të ndjeshme gjëndjen, aq më teper që Izraeli vazhdon të bëjë bombardime, të cilat nuk kursejne edhe strukturat civile.

 

Së fundmi një fluturim special i Ministrisë ruse të Emergjencave me 27 tonë ndihma humanitare të destinuara për civilët në Rripin e Gazës është nisur për në Egjipt. Kjo u njoftua nga shërbimi për shtyp i ministrisë, duke shpjeguar se “me udhëzime nga presidenti rus dhe në emër të qeverisë, avioni i ministrisë do të dërgojë një ngarkesë humanitare për popullsinë e Rripit të Gazës”./ Tgcom

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";