43 persona janë arrestuar nga një operacion i cili është zhvilluar në rajonet e Italisë, Crotone, Cosenza, Parma dhe Milano.

 

Mes këtyre personave janë edhe disa politikanë kalabrezë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndaj  të arrestuarve rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në grup kriminal, kërcënime dhe korrupsion.

 

Sipas të dhënave paraprake fokusi i këtij operacioni janë anëtarët e klanit Ndrangheta.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në prill të këtij viti, grupi kriminal mafioz pati një tjetër goditje, pas arrestimit të Pasquale Bonavota i cili akuzohet si drejtues i organizatës kriminale më të fuqishme në Itali.

 

Autoritetet italiane e goditën rëndë klanin kalabrez në janar 2021, në një megaproces ku më shumë se 320 mafiozë dhe bashkëpunëtorët e tyre u përballën me një sërë akuzash, duke përfshirë zhvatje, trafik droge dhe vjedhje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjykata më vonë shpalli fajtorë 70 të pandehur, në atë që konsiderohet si një nga gjyqet më të mëdha kundër mafies në Itali.