Një 47-vjeçare është hedhur nga dritarja e banesës për t’i shpëtuar dhunës së ish-partnerit të saj. Ngjarja ka ndodhur në Patra të Greqisë.

Mediat helene raportojnë se gruaja ka dëshmuar në polici se ish-partneri i saj ishte futur në banesë dhe ka filluar ta godasë me grushta.

Ajo ka rrëfyer se ka qenë në gjumë në momentin që ish-partneri i është futur në dhomë dhe ka filluar ta godasë.

Në pamundësi për tu larguar nga dera, 47-vjeçarja është hedhur nga dritarja, dhe më pas është ndihmuar nga një vajzë e vogël, për tu drejtuar në rajonin e policisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ishte një vajzë e vogël aty, ajo më ndihmoi”, ka treguar gruaja. Gjykata ka vendosur sot që ta lerë të lirë atë, me kush që të mos i afrohet ish-partneres dhe shtëpisë së saj.