Një 53-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Milanos në Itali. Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari ka rënë nga një lartësi prej 7 metrash në vendin e punës së tij, në një kompani zdruktharie.

53-vjeçari, pas divorcit me bashkëshorten kishte filluar të flinte në vendin e punës. Në vendngjarje u gjet një dyshek dhe sende të tjera personale.

Një nga pistat ku janë përqëndruar hetimet është ajo e vetëvrasjes, kjo pasi ngjarja e rëndë u regjistrua jashtë orarit të tij të punës./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";