Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën për shkak të COVID-19, 75 persona.

Numri i viktimave ulet nga dita në ditë, ndërsa vendi po i rikthehet normalitetit.

Në asnjë krahinë, përfshirë edhe Lombardinë, numri i viktimave nuk ka shkuar më shumë se 10 në 24 orët e fundit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga 355 raste që rezultuan pozitivë me koronavirus, 210 rate janë në Lombardi.

Tashmë numri i viktimave nga COVID-19 në Itali ka shkuar në 33 mijë e 415 kurse të infektuarit mbi 233 mijë në total.