Dita Ndërkombëtare e Gruas është më shumë se festë në shumë vende të botës. Në 8 mars nderohet figura e gruas dhe në të njëjtën kohë vëmendja shtohet dhe për ato kategori për të cilat kjo ditë duhet të jetë protestë.

 

I tillë është dhe rasti i vajzave dhe grave të Ukrainës që për të dytin vit radhazi festojnë mes bombardimeve. Në këtë ditë të shënuar, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka zgjedhur që të urojë 8 Marsin me shembullin e grave që po luftojnë për vendin e tyre. Ajo shkruan se gratë ukrainase janë bashkuar me forcat e armatosura në mbrojtje të vendit të tyre dhe janë kthyer në forca të pathyeshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nderoj gratë që janë frymëzim për të gjithë ne. Gratë e Ukrainës. Ata që, duke u futur në ushtri, janë bërë forca të pathyeshme për të mirë”, ka shkruar ajo.