Një familje në provincën veriore të Rizes në Turqi humbi 8 anëtarë të saj prej koronavirusit. Familja prej 25 anëtarësh u godit rëndë nga pandemia pasi fillimisht kishin neglizhuar simptomat.

Një ndër pjestarët e familjes Genç në Rize shprehet se fillimisht u infektuan babai dhe i biri, të cilët jetonin në Stamboll.

Pas problemeve të hasura dhe kalimit të disa ditëve ata u dërguan në spital nga familjarët, por pa rezultat.

Pas tyre u infektuan me radhë edhe familjarët e tjerë duke e çuar bilancin e tragjedisë në 8 të vdekur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Familjarët e mbetur vendosën më pas të vaksinohen me qëllim mbrojtjen nga koronavirusi.

“Që prej vaksinimit nuk ka patur më të infektuar”, shprehet Ali Genç.