Bilanc i tmerrshëm dhe për më teper ende paraprak nga përmbytjet e mëdha që goditen disa zona të Italisë gjatë të enjtes në mbrëmjë vonë.

 

Marshimet e frikshme të ujit kanë lënë deri tani tetë viktima dhe katër të zhdukur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lajmi është konfirmuar nga prefektura e Ankonës dhe Departamenti i Mbrojtjes Civile.

 

Janë të paktën 300 zjarrfikës në punë në zonën e stuhisë që goditi rajonin: dhjetëra persona që u strehuan në çatitë e shtëpive dhe pemëve u shpëtuan gjatë natës, sqaron brigada e zjarrfikësve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Deri më tani janë kryer më shumë se  njëqind e pesëdhjetë ndërhyrje për të shpëtuar njerëz .



“Për momentin mungon një nënë me një vajzë 8-vjeçare që po tentonin të shpëtonin. Dhe në një situatë tjetër një nënë dhe një djalë në tentativë për të shpëtuar nga njeri tjetri, mirëpo për fat të keq djali rezulton I zhdukur”, deklaroi kryebashkiaku i qytetit Barbara, Riccardo Pasqualini, i cili bëri bilancet e personave të zhdukur në stuhi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

” Është një situatë apokaliptike , diçka që nuk e kam parë kurrë për shumë vite”, tha Carlo Manfredi, kryebashkiak i Castellone di Suasa, një qendër në provincën e Ankonës.