Hamasi pritet të shpallë zyrtarisht vendimin e tij për propozimin e fundit të armëpushimit të Gazës së shpejti, tha dje, duke lënë pak shpresa për një marrëveshje pasi një zyrtar i Hamasit tha mbrëmë se pozicioni i tyre për dokumentin aktual të negociatave është negativ.

Osama Hamdan, një zyrtar i Hamasit me bazë në Liban, i tha rrjetit televiziv Al-Manar të lidhur me Hezbollahun se qëndrimi i tyre për dokumentin aktual të negociatave është negativ.

Zyra e shtypit e Hamasit më pas sqaroi se pozicioni negativ nuk do të thotë se negociatat janë ndalur.

Hamasi të mërkurën mbrëma u shfaq i gatshëm të refuzonte propozimin e fundit të marrëveshjes së pengjeve të hartuar nga ndërmjetësit dhe miratuar nga Izraeli.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas raportimeve, Hamasi do të paraqesë një propozim të amenduar të enjten tek ai i ndërmjetësve të Katarit, Egjiptit dhe Amerikan.

Megjithatë, është e paqartë nëse Izraeli do të jetë gati të tregojë fleksibilitet të mëtejshëm pasi tashmë ka rënë dakord për lirimin e 33 pengjeve femra, të moshuara dhe të sëmurë në fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit pasi Hamasi refuzoi një propozim të mëparshëm për lirimin e 40 pengjeve. /vizionplus.tv