Të mbyllur në një sallë takimesh në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE në 1 korrik, data kur planifikohet të happen kufijtë ndërkombëtarë të bllokut. Ekzistojnë dy lista, një për vendet që do të pranohen, dhe një për ata që nuk do t`u lejohet hyrja.

Lista ka ngjallur polemika pasi burimet zbuluan se Shtetet e Bashkuara – vendi I prekur më rëndë në botë nga COVID-19 me mbi 2.4 milionë raste, është në këtë listën e fundit. Të enjten, zyrtarët evropianë nuk arritën ta merrnin një vendim mbi vendet të cilave do t`u ndalohet hyrja pasi të hapen kufijtë e jashtëm të bllokut, dhe një diplomat I BE-së tha për Euronews se zyrtarët “nuk kishin mundur në atë moment të arrinin një marrëveshje”.

Euronews ka siguruar nga burime të tij diplomatike brenda bllokut, listën e plotë të vendeve për të cilat, siç thotë, do të jenë të hapura kufijtë e Europës. Rrjeti I njohur informative thotë se mund të konfirmojë atë që raportoi dy ditë më parë, se Brazili, Katari, SHBA dhe Rusia nuk janë në listën e aprovuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të njëjtat burime hedhin dyshimet mbi datën e rihapjes së kufijve të 1 korrikut, duke treguar se marrëveshjet mund të mos vulosen në kohë.

Në listën e plotë të vendeve, shtetasit e të cilëve do të lejohen të hyjnë në Europë sipas draftit, e aty figuron edhe Shqipëria e Kosova.

Burime diplomatike aluduan sidoqoftë se ka mosmarrëveshje lidhur me kriteret që duhen marrë parasysh për këtë qëllim, me disa zëra që pretendojnë se të dhënat në lidhje me normat e COVID nuk janë të besueshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";