Shkencëtarët kanë frikë se varianti Omicron do të zvogëlojë efektivitetin e barnave kryesore që përdoren për të trajtuar Covid-19. Ashtu si me vaksinat, mbetet e paqartë se deri në çfarë mase varianti i ri do të zvogëlojë nivelet mbrojtëse të ofruara nga antitrupat e prodhuar në laborator.

Për shkak të numrit të lartë të mutacioneve në proteinën “thumb” të variantit, e cila synohet nga antitrupat, pritet që ky lloj trajtimi mund të ketë nevojë të modifikohet nga prodhuesit e barnave për të identifikuar dhe neutralizuar më mirë variantin. Ilaçi, i prodhuar nga kompania “Regeneron” dhe i administruar me injeksion, u ofrohet pacientëve të shtruar në spital pa antitrupa të Covid-19 të cilët janë mbi 12 vjeç kanë probleme imunitare.

“Antitrupat të krijuara në laborator kanë më pak gjasa të jenë efektivë”, tha Lawrence Young, një virolog në Universitetin e Warwick.

Në të njëjtin mendim është është edhe virologja Wendy Barclay, një virologe në Kolegjin Imperial në Londër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo është me të vërtet shqetësuese sepse këto antitrupa konsiderohen shumë të rëndësishëm tani për pacientët me Covid-19”, shtoi ekspertja.

Ekspertët shpjegojnë se provat e deri tanishme tregojnë që omicron nuk ka fituar ndonjë mutacion që “do të sinjalizonte rezistencë ose ndryshim në ndjeshmërinë e virusit” për të cilat funksionojnë ilaçet nga Merck dhe Pfizer.

Ndërsa për sa i përket barnave para-ekzistuese që janë përdorur gjatë gjithë pandemisë për të trajtuar njerëzit e shtruar në spital me Covid-19, siç është deksametazon, ekspertët thanë se janë të bindur se do të vazhdojnë të jenë të dobishme.

Martin Landray, një profesor i mjekësisë dhe epidemiologjisë në Universitetin e Oksfordit, i cili ndihmoi në identifikimin e përfitimeve të deksametazonit nëpërmjet provës së Rimëkëmbjes në Mbretërinë e Bashkuar, tha se këto lloje trajtimesh “do të vazhdojnë të kenë efektet që kemi parë në të kaluarën”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";