Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, anuloi një vizitë në Liberi, të planifikuar këtë javë, për t’u fokusuar në, siç u tha, aktivitetet diplomatike të OKB-së kundrejt Rusisë.

Rusia, prej disa muajsh, ka grumbulluar mbi 100,000 trupa në kufijtë me Ukrainën dhe SHBA-ja ka paralajmëruar se Moska mund të nisë sulmet ushtarake në çdo kohë.

Tensionet kanë arritur edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dy javë më parë, në një takim publik të kërkuar nga Uashingtoni.

Rusia, e cila mohon se ka plane për të pushtuar Ukrainën, ka bërë një përpjekje të dështuar për t’i ndaluar diskutimet në Këshill.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Të gjithë anëtarët, megjithatë, kanë mundur t’i shprehin hapur pikëpamjet e tyre, por ndonjë veprim nga Këshilli 15-anëtarësh nuk ka pasur dhe nuk pritet të ketë edhe sikur Rusia ta pushtojë Ukrainën.

Një deklaratë e thjeshtë ka nevojë për mbështetje unanime dhe Rusia mund të vendosë veto ndaj çdo përpjekjeje për rezolutë.

Rusia është një nga pesë fuqitë e përhershme të Këshillit të Sigurimit, së bashku me Shtetet e Bashkuara, Francën, Britaninë dhe Kinën, të cilat kanë të drejtë vetoje.

Këshilli i Sigurimit është i ngarkuar me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Rusia, për më tepër, mban presidencën e radhës të Këshillit për muajin shkurt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çfarë ka ndodhur me Krimenë?

Nëse ushtria ruse e përshkallëzon krizën, diplomatët dhe analistët e politikës së jashtme thonë se diplomacia në Kombet e Bashkuara ka të ngjarë të pasqyrojë atë që ka ndodhur në vitin 2014, pasi Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë.

Këshilli i Sigurimit është mbledhur dhjetëra herë që atëherë, për të diskutuar krizën në Ukrainë. Në mars të vitit 2014, Këshilli ka votuar për një rezolutë të hartuar nga SHBA-ja, e cila ka kundërshtuar referendumin mbi statusin e Krimesë dhe u ka kërkuar vendeve që të mos e njohin atë. Rezoluta ka marrë 13 vota për, Kina ka abstenuar dhe Rusia i ka vënë veto.

Në përpjekje për të demonstruar izolimin ndërkombëtar të Rusisë, vendet perëndimore kanë nxjerrë një tekst të ngjashëm para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila ka miratuar një rezolutë që e shpallte referendumin të pavlefshëm. Rezoluta ka marrë 100 vota për, 11 kundër dhe 58 abstenime, ndërsa dhjetëra vende nuk kanë votuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme kanë peshë politike, por nuk janë ligjërisht të obligueshme. Ndryshe nga Këshilli i Sigurimit, asnjë vend nuk e ka të drejtën e vetos në Asamblenë e Përgjithshme.

Çfarë po bëjnë diplomatët perëndimorë?

Gjatë krizës së fundit, diplomacia perëndimore në Kombet e Bashkuara është përqendruar kryesisht në mbledhjen e mbështetjes nga anëtarët e OKB-së, duke e akuzuar Rusinë për minimin e Kartës së OKB-së.

Karta është dokumenti themelues i Kombeve të Bashkuara, që përshkruan qëllimet dhe parimet e tyre, të miratuara qysh në vitin 1945.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Veprimet e Rusisë kundër Ukrainës nuk janë vetëm çështje rajonale”, ka thënë muajin e kaluar ambasadorja amerikane në OKB, Thomas-Greenfield.

“Ato ndikojnë në çdo shtet anëtar të OKB-së dhe ne duhet të jemi të përgatitur të qëndrojmë të bashkuar dhe solidarë, nëse Rusia kundërshton vlerat dhe parimet e përbashkëta që mbështesin sistemin tonë ndërkombëtar”, ka thënë ajo.

Çfarë mund të bëjë Rusia si presidente e Këshillit të Sigurimit?

Rusia mban presidencën e Këshillit për muajin shkurt. Ky është kryesisht një rol administrativ, por përfshin caktimin e takimeve, andaj disa diplomatë paralajmërojnë se Rusia mund të shtyjë çdo përpjekje nga anëtarët e Këshillit për të kërkuar bisedime të reja mbi veprimet ruse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç qëndrojnë gjërat tani, Këshilli pritet të diskutojë për Ukrainën më 17 shkurt, thonë diplomatët. Është një takim i rregullt për Marrëveshjet e Minskut, të cilat janë miratuar nga Këshilli në vitin 2015, për t’i dhënë fund luftës së separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Asambleja e Përgjithshme do të mbajë gjithashtu një diskutim vjetor mbi “situatën në territoret përkohësisht të okupuara të Ukrainës”, më 23 shkurt./REL