Aeroporti i ri i Berlinit, Berlin Brandenburg Airport (BER), pritet të mbyllë një terminal të hënën, pas rënies së madhe të trafikut të pasagjerëve, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

“Ne do ta mbyllim terminalin për një vit, më pas do të vendosim sërish”, ka thënë zëdhënësi i aeroportit, Hannes Stefan Hoenemann.

“Nëse gjërat shkojnë mirë, ne do ta hapim atë sërish”.

BER është hapur në tetor të vitit të kaluar, afër aeroportit të vjetër Schoenefeld, i cili është funksionalizuar më 1976.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Schoenefeld është shndërruar në terminalin e pestë të aeroportit të ri.

Terminali 1 është hapur më 31 tetor, pas nëntë vjetësh vonesë dhe trefishimit të shpenzimeve të projektit origjinal në vlerë të 2 miliardë eurove.

Terminali 5 ishte planifikuar që të qëndronte i hapur për shumë vjet, pasi kërkesa e pasagjerëve pritej që të tejkalonte kapacitetin e infrastrukturë së re – derisa pandemia shpërtheu.

Aeroportet në Berlin janë përballur me rënie të madhe të trafikut të pasagjerëve më 2020 për gati tri të katërtat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas operatorëve të aeroportit, këto aeroporte kanë pasur vetëm 9.1 milionë pasagjerë.

Aeroporti Tegel, që ka funksionuar në ish-Berlinin Perëndimor, është mbyllur në nëntor të vitit të kaluar, duke bartur të gjitha fluturimet në aeroportin e ri./ REL