Afganistani ka nisur më 19 dhjetor një fushatë në shkallë të gjerë të vaksinimit, që ka për synim të mbrojë 7 milionë fëmijë nga poliomieliti.

Ministria e Shëndetësisë, e udhëhequr nga talibanët, tha se fushata do të zhvillohet në 26 nga 34 provincat e vendit dhe do të zgjasë katër ditë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deri në tetor të këtij viti, janë regjistruar dy raste të një varianti të ashpër të poliovirusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Personat që kryejnë fushatat e vaksinimit në Afganistan dhe Pakistan shpesh përballen me vështirësi, për shkak të teorive konspirative se vaksinimi kundër poliomielitit shkakton infertilitet apo se vaksinuesit janë spiunë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në shumë incidente, vaksinuesit janë sulmuar nga ekstremistët. Para se të merrnin pushtetin vitin e kaluar, talibanët kishin ndaluar vaksinimet derë më herë në zonat që kontrollonin.

Por, Kombet e Bashkuara arritën me sukses të bindnin talibanët që të rinisnin programin e vaksinimit në mbarë vendin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Poliomieliti është sëmundje ngjitëse dhe mund të shkaktojë paralizë dhe vdekje.