Afrika e Jugut po përpiqet të pengojë nxjerrjen në ankand të çelësit të qelisë ku vuajti për shumë vite Nelson Mandela. Çelësi i qelisë së burgut Robben Island në Cape Town pritet të dalë në ankand më 28 janar në Nju-Jork, si pjesë e një grupi relikesh të Mandelës.

Shumica e objekteve që dalin në ankand janë siguruar nga anëtarët e familjes së Mandelës për të mbledhur fonde për një muze dhe kopsht, që është planifikuar të ndërtohet rreth varrit të tij. Ndërsa çelësi po shitet nga ish-roja e burgut, i cili u bë miku i Mandelës.

Ministri i Sportit, Arteve dhe Kulturës, Nathi Mthethwa, thotë se është e paimagjinueshme që çelësi të nxirret në ankand pa konsultim me autoritetet në Afrikën e Veriut. Për më tepër, sipas tij, kjo bëhet akoma më e rëndë për vetë simbolikën që ka çelësi.

Ky çelës i përket popullit të Afrikës së Jugut nën kujdesin e Muzeut të Ishullit Robben dhe Shtetit të Afrikës së Jugut. Nuk është pronë personale e askujt. Çelësi duhet t’u kthehet pronarëve të tij të ligjshëm me efekt të menjëhershëm dhe ky ankand duhet të ndalet“, tha Mthethwa.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

33 objektet që do të dalin në ankand përfshijnë një nga këmisha shumëngjyrëshe të Mandelës, dhurata nga ish-presidentët amerikanë Barack Obama dhe George W Bush, si dhe sende të nënshkruara nga Mandela dhe vepra arti.

Çelësi i qelisë është një nga tre artikujt e nxjerrë në shitje nga Christo Brand, roja e burgut Robben Island.

Brand ka çuar në ankand edhe një draft të kushtetutës së Afrikës së Jugut mbi të cilën Mandela kishte shkruar dhe një biçikletë që e përdorte për t’u stërvitur në qeli.

Çelësi simbolizon më të keqen dhe më të mirën e njerëzimit,” thotë Arlan Ettinger, president Ankandeve Guernsey’s.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çelësi e mbylli zotin Mandela për kundërshtimin e tij ndaj shtypjes racore dhe kjo ishte e tmerrshme. Çelësi gjithashtu e liroi dhe ai u kthye nga i burgosur në president i Afrikës së Jugut dhe u bë frymëzim për miliona njerëz në mbarë botën. Duket me vend fakti që çelësi tani mund të përdoret për mbledhjen e fondeve për të krijuar një memorial pranë varrit të Mandelës”, argumenton ai.