Komisioni Rajonal për Certifikimin e Poliomelitit në Afrikë e shpalli këtë vend të pastër nga poliomeliti.
Sëmundja zakonisht prek fëmijët nën pesë vjeç dhe nganjëherë çon në paralizë të pakthyeshme.
Ajo mund të jetë fatale kur preken organet e frymëmarrjes.
Njëzetepesë vjet më parë, mijëra fëmijë në Afrikë janë paralizuar nga poliomeliti.
Nigeria ka qenë vendi i fundit afrikan që është shpallur i pastër nga sëmundja.
Më pak se një dekadë më parë, atje janë regjistruar më shumë se gjysma e të gjitha rasteve globale.
Poliomeliti tani është i pranishëm vetëm në Afganistan dhe Pakistan.
Kurë për të nuk ka, por vaksina e poliomelitit i mbron fëmijët për gjithë jetën.
Më shumë se 95% e popullsisë së Afrikës tani është e imunizuar.
Ky edhe ka qenë një nga kushtet që ka vendosur Komisioni Rajonal i Certifikimit në Afrikë përpara se ta shpallte kontinentin të pastër nga poliomeliti./R.E.L
The post Afrika shpallet e pastër nga poliomeliti appeared first on Vizion Plus.