Të shumtë janë shtetasit indianë që janë mashtruar nga agjentët për të luftuar për forcat ruse Ukrainë. Sipas mediave, njëra nga indianët e mashtruar u vra në një sulm raketash.

“Hemal Ashwinbhai nga shteti Gujarat vdiq në një sulm me raketa javën e kaluar”, raportoi gazeta Hindu gjatë fundjavës.

Më herët, në një intervistë për BBC, babai i viktimës deklaroi se kishte komunikuar me të birin tri ditë para se të vritej. Ai tha se i biri e telefononte çdo disa ditë kur kishte akses në rrjetin celular.

Familjet e shqetësuara të indianëve që kanë mbetur në luftë krah ushtarëve rusë i kanë bërë thirrje qeverisë federale që t’i kthejë në shtëpi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas familjarëve të tyre, të rinjtë indianë,  midis moshës 22 dhe 31 vjeç, iu tha që do të punësoheshin si ndihmës në institucionin ushtarak në Rusi. Ata dyshohet se u dërguan në fushën e betejës me pretekstin e stërvitjes, sipas familjeve të tyre.

Burimet indiane në Rusi sugjerojnë se dhjetëra indianë i janë bashkuar ushtrisë ruse. The Hindu raporton se sipas një hulumtimi rezulton se numri aktual të rekrutuarve në vitin e kaluar është afërsisht 100.

Ministria e Jashtme e Indisë ka pranuar se disa shtetas indianë janë regjistruar për role mbështetëse në ushtrinë ruse./vizionplus.tv/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";