Të paktën 14 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën në një aksident automobilistik në Meksikë të dielën, thanë autoritetet.

Aksidenti ka ndodhur në shtetin e Meksikës, në rajonin e kryeqytetit, kur një autobus është përmbysur, sqaroi Sekretariati i Shtetit.

“Të dhënat e para janë për 14 të vdekur dhe 31 të tjerë të plagosur”, sipas të njëjtit burim.

Aksidentet e trafikut po rriten në Meksikë nga viti 2020. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave të Meksikës (INEGI) janë regjistruar 377,231 aksidente trafiku në vend në vitin 2022.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më 24 shkurt, 10 persona humbën jetën në një aksident trafiku në shtetin San Luis Potosi (në qendër-veri), mes tyre katër të mitur.

Të shtunën, një kamion goditi emigrantët në këmbë, duke vrarë tre prej tyre në shtetin e Oaxaca, sipas mediave meksikane. /vizionplus.tv