Shtatë persona humbën jetën në një aksident të shtunën në Misisipi të SHBA-së, kur autobusi me të cilin udhëtonin u përmbys.

Mes viktimave ishte një 6-vjeçar dhe një 16-vjeçar. Dy viktimat e reja ishin vëllezër, sipas raportit mjekësor.

Të paktën 37 persona të tjerë u plagosën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përplasja, e cila ndodhi midis Vicksburg dhe Bovina në Interstate 20 rreth orës 12:30 (koha lokale), përfshiu një autobus turistik që transportonte 47 persona, shumica e të cilëve ishin hispanikë. /vizionplus.tv