Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së dielës pranë Medinës në Arabinë Saudite, ku një autobus me 46 pelegrinë myslimanë  mes tyre edhe shtetas indianë  u përplas me një autobot dhe u përfshi nga flakët. Raportet e para flasin për dhjetëra viktima.

Ambasada e Indisë në Arabinë Saudite e cilësoi ngjarjen si “tragjike”, duke njoftuar se autoritetet diplomatike janë vënë menjëherë në lëvizje për të ofruar ndihmë për pelegrinët e prekur. Është konfirmuar prania e shtetasve indianë mes pasagjerëve, por ende nuk ka një bilanc zyrtar të viktimave.

Kryeministri indian, Narendra Modi, reagoi përmes një postimi në X, ku u shpreh “thellësisht i trishtuar për aksidentin në Medinë që përfshin shtetas indianë”. Ai u dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave dhe u lut për shërimin e shpejtë të të plagosurve. Modi shtoi se ambasada e Indisë në Riad dhe konsullata në Xheda po ofrojnë të gjithë mbështetjen e nevojshme.

Ndërkohë, autoritetet saudite po hetojnë shkaqet e aksidentit, ndërsa pala indiane mbetet në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët vendas për informimin e familjarëve dhe menaxhimin e situatës.

/vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";