Koreja e Veriut iu ka ndaluar qytetarëve të diskutojnë për humbjen e peshës së Kim Jong Un njerëzve iu është thënë se thashethemet për këtë temë përbëjnë një “akt reaksionar”.

Autoritetet koreano-veriore këmbëngulin se lideri suprem po ha më pak ‘për hir të vendit’, i cili po përballet me mungesa të mëdha ushqimi.

Spekulimet për shëndetin e Kim nisën të shfaqeshin pas publikimit të disa fotografive ku ai dukej gjithnjë e më i dobët.

Dhe sipas raportimeve ai mendohet të ketë humbur 44 kilogramë që nga fillimi i vitit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";