Tre gra nga Ukraina, Irani dhe Turqia fituan më 9 janar çmimin për të drejtat e njeriut ‘Olof Palme’ që ndahet në Suedi. Ky çmim vjetor ndahet për kontribut në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të grave.

 

Marta Chumalo nga Ukraina, Narges Mohammadi e Iranit dhe Eren Keskin nga Turqia u nderuan për “përpjekjet e tyre në luftën për të siguruar lirinë e grave, në një epokë kur të drejtat e njeriut kërcënohen nga lufta, dhuna dhe shtypja”, tha Fondi Përkujtimor Olof Palme në një deklaratë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Chumalo, një psikologe dhe feministe, u vecua si një nga themeluesit e organizatës joqeveritare “Perspektivat e Grave”, një OJQ që promovon të drejtat e grave dhe lufton dhunën ndaj grave.

 

“Që nga viti 2014, dhe veçanërisht që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, Marta Chumalo është përfshirë shumë në rritjen e ndërgjegjësimit për efektet e luftës dhe në adresimin e nevojave të viktimave të saj”, tha fondi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gazetarja dhe aktivistja për të drejtat e njeriut Mohammadi “ka qenë një figurë qendrore në luftën për të drejtat e grave dhe lirinë e fjalës në Iran”, tha juria.

 

Ajo ishte një nga themeluesit e Këshillit Kombëtar të Paqes iraniane. Përfshirja e saj në mbrojtjen e të drejtave të grave “ka çuar në arrestimin e saj të përsëritur dhe ajo ka vuajtur disa dënime me burg”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo ka qenë e burgosur që nga nëntori i vitit 2021 pasi u dënua për “veprimtari propagandistike kundër shtetit”, tha fondi.

 

Avokatja e të drejtave të njeriut Eren Keskin u nderua për dekada të tëra duke mbrojtur të diskriminuarit në vendin e saj, duke përfshirë “minoritetet etnike, pjesëtarët e LGBTQI+ dhe refugjatët”.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Juria vuri në dukje se ajo ka qenë objektiv i kërcënimeve me vdekje dhe ndjekjeve penale dhe “gjithashtu është burgosur për bindjet e saj”, duke bërë që Amnesty International ta emërojë atë “një të burgosur ndërgjegjeje”.

 

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet në Stokholm më 1 shkurt.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çmimi ‘Olof Palme’ është një çmim vjetor me vlerë 100,000 dollarë, i dhënë nga Fondi Përkujtimor Olof Palme.

 

Ai përkujton kujtimin e kryeministrit socialdemokrat të Suedisë, Olof Palme, një avokat i hapur ndërkombëtar i të drejtave të njeriut dhe kundërshtar i ashpër i përfshirjes së SHBA-së në Luftën e Vietnamit, i cili u vra në Stokholm në 1986.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Që nga viti 1987, çmimi ka nderuar mbrojtësit e të drejtave të njeriut në mbarë botën, duke përfshirë mjekun kongolez dhe laureatin e Çmimit Nobel për Paqen Denis Mukëege, ish-Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan dhe sinjalizuesin e Pentagon Papers, Daniel Ellsberg./rel