Brazili është aktualisht një nga shtetet më të goditur nga Covid-19. Numri i rasteve të reja dhe viktimave është gjithmonë e më shumë në rritje, por kjo gjë nuk përbën problem për kryebashkiakun e qytetit brazilian Itabuna, i cili ka njoftuar se do të hapen aktivitetet tregtare duke nisur nga data 9 korrik, “le të vdesë kush të vdesë”.

Itabuna, me rreth 200 000 banorë, ka në spital vetëm 30 shtretër të dedikuar për pacientët me koronavirus, ndërkohë që ka regjistruar 2637 raste me Covid-19 dhe 58 viktima. Pavarësisht kësaj, Fernando Gomes njoftoi me anë të një videoje në Twitter hapjen e bizneseve.

“Në mëdyshje, me njerëzit që po vdesin për një shtrat në Itabuna, kam vendosur rihapjen. Urdhërova publikimin e dekretit në datën 8 që të hapen në datën 9, le të vdesë kush të vdesë”, tha Gomes.

Por, Itabuna nuk është i vetmi qytet që po vendos ekonominë përpara shëndetit. Edhe në Rio de Zhaneiro u hapën baret dhe restorantet të enjten, pavarësisht se Brazili ka mbi 60 000 viktima nga pandemia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Brazili është vendi i dytë më i prekur nga koronavirusi, me 1,5 milionë raste dhe 60 000 viktima. Vetëm SHBA kanë më shumë, pasi amerikanët kanë regjistruar 2,7 milionë raste dhe 128 000 viktima.