Delin Beqiri, 36-vjeçari shqiptar që u arrestua në mars me akuzën e abuzimit seksual ka ndërruar jetë në burgun e Kordhialos në Greqi.

Ai akuzohej për abuzim seksual me vajzën e partneres së tij që prej vitit 2014.

Sipas medieve greke, 36-vjeçari ndodhej në oborrin e burgut kur papritur i ra të fikët. Menjëherë është lajmëruar ambulanca e cila e ka dërguar në spital 36-vjeçarin, por Beqiri ka dhënë frymën e fundit në ambulancë.

Nga provat e para mësohet se vdekja e 36-vjeçarit ka ardhur si pasojë e shkaqeve patologjike ose e përdorimit të tepruar të drogës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Raporti mjeko-ligjor pritet të zbardhë shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij./vizionplus.tv