Policia e Kosovës në bashkëpunim me KFOR-in kanë zhvilluar ushtrimin e koordinuar “ALAMO” në pjesën veriore të vendit, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit operacional ndërmjet njësive policore dhe forcave të KFOR-it.

Sipas njoftimit zyrtar, ushtrimi kishte për synim testimin e koordinimit, komunikimit dhe reagimit të shpejtë në situata ku kërkohet garantimi i një ambienti të sigurt për qytetarët.

Në të morën pjesë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe ato speciale.

Gjatë ushtrimit u testuan koha e reagimit, efikasiteti i pajisjeve dhe komunikimi ndërmjet ekipeve, ndërsa u zbatua edhe një sërë taktikash të ndërhyrjes për menaxhimin e situatave të ndjeshme në terren.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";