Koreja e Veriut ka lëshuar të paktën tre “raketa balistike të paidentifikuara” në Detin e Japonisë.

 

Lajmi u be I ditur nga ushtria e Seulit .

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fillim autoritetet thanë se një nga raketat fluturoi mbi vend, më pas korrigjuan deklaratën duke bërë të ditur se: “Nuk arriti në arkipelag”.

 

Përpos kësaj alarmi në Japoni është aktivizuar: transmetuesit televizivë kanë ndaluar programet për të ftuar banorët e disa zonave të strehohen ose të qëndrojnë në shtëpi.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Raketa u zbulua si potencialisht e aftë për të fluturuar mbi arkipelagun japonez, kështu që J-Alert u lëshua,” tha ministri i Mbrojtjes Yasukazu Hamada, duke korrigjuar atë që tha zyra e kryeministrit në një deklaratë të mëparshme.

 

“Pas verifikimit të këtij informacioni, ne konfirmuam se raketa nuk kaloi arkipelagun japonez, por u zhduk mbi Detin e Japonisë”, shtoi ai.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas nisjes së raketës nga territory koreanoverior, shërbimet e trenit super të shpejtë Shinkansen u pezulluan për pak kohë në disa prefektura në veri-lindje të arkipelagut. Kryeministri Fumio Kishida, duke folur për mediat, i cilësoi edhe një herë veprimet e regjimit të Phenianit si “të patolerueshme”. Koreja e Veriut lëshoi ​​më shumë se 20 raketa të mërkurën, duke përfshirë një që u ul pranë ujërave territoriale të Koresë së Jugut.