Mbrëmjen e sotme Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka paralajmëruar një tubim në orën 19:30 te hyrja e pedonales që më parë të çonte te godina e Teatrit Kombëtar.

Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar! Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet! Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë!” thuhet në njoftim në faqen e aleancës.

Ndërkohë që pasditen e sotme përpara Pallatit të Kulturës në Durrës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon një tubim sensibilizues për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Aleanca fton qytetarët e Durrësit të firmosin peticionin, që Teatri të bëhet sikur ishte, aty ku ishte.

d.ba./Shqiptarja.com

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";