Djali i filantropit George Soros, Alex Soros 38 vjeç, i ka dhënë fund beqarisë.

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku i ulet në gjunjë partneres së tij duke i propozuar.

“Ndodhi. Ne nuk mund të jemi më të lumtur, më mirënjohës apo më të dashuruar se kaq”, shkruan ai krah fotos romantike.

Partnerja e tij, Huma Abedin, është 48 vjeç dhe është një nga bashkëpunëtoret më të besuara të Hillary Clinton.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Abedin dhe Soros dolën për herë të parë publikisht si çift në shkurt, pasi Soros publikoi në Instagram një postim romantik me Huma Abedin për ditën e Shën Valentinit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Abedin ishte e martuar më parë me ish-kongresmenin Anthony Weiner, i cili u dënua me 21 muaj burg për marrëdhënie seksuale me një të mitur në vitin 2017, në të njëjtin vit që Abedin bëri kërkesë për divorc. Ajo u përfol se ishte e lidhur me Bradley Cooper në vitin 2022. Ndërkohë, Soros është një filantrop dhe investitor që menaxhon Fondacionin e Familjes Soros dhe Fondacionin e Shoqërisë së Hapur, një organizatë jofitimprurëse që mbështet demokracitë globale dhe të drejtat e njeriut./vizionplus.tv