Një burrë plagosi dy persona me thikë në një qytet jugor të Gjermanisë të enjten përpara se të qëllohej për vdekje nga policia. Kjo e fundit tha se po e hetonte ngjarjen në një “kontekst të mundshëm islamik ose terrorist”.

 

30-vjeçari sulmoi me thikë disa kalimtarë pranë stacionit të trenit në Ansbach, një qytet bavarez afër Nuremberg, sipas policisë lokale.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dy persona janë plagosur, por jeta e tyre nuk është në rrezik, thuhet në deklaratë, shkruajnë mediet lokale.

 

Kur forcat e sigurisë ndërhynë, autori “sulmoi policinë” e cila hapi zjarr dhe e plagosi për vdekje, shton deklarata.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Personi bërtiti “Allahu Akbar” disa herë gjatë kryerjes së krimit,” tha policia, duke shtuar se ata po hetonin “nëse krimi kishte një lidhje me një kontekst islamik apo terrorist”.