Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije u përplas me një urë mëngjesin e sotëm në Guangzhou, provincën Guangdong të Kinës jugore,.

Si pasojë e përplasjes një pjesë e urës u shemb, thanë autoritetet.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:30, kur një anije me kontejnerë u përplas me një shtyllë të urës Lisinsa në distriktin Nansa.

Një anëtar i ekuipazhit u plagos lehtë.

Përpjekjet e shpëtimit janë duke u zhvilluar dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";