Mbi 5 mijë fluturime në Shtetet e Bashkuara janë anuluar ose kanë pasur vonesa, pas vendimit të Departamentit të Transportit për reduktimin e tyre me 10%.

Situata ka krijuar kaos nëpër aeroportet amerikane, ndërsa problemet po ndihen edhe nëpër Europë.

Reduktimi me 10% i fluturimeve në shkallë kombëtare në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar kaos në aeroportet kryesore të vendit. Vetëm të premten u anuluan mbi 1 mijë fluturime, ndërsa rreth 4 100 të tjera patën vonesa të gjata.

Gjendja u krijua pas vendimit të Departamentit të Transportit dhe Autoritetit të Fluturimeve Ajrore për të larguar nga puna dhjetëra kontrollorë ajrorë në 40 aeroportet më të ngarkuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prej 37 ditësh, ata punonin pa pagesë, pasi republikanët dhe demokratët në Kongres nuk po arrijnë marrëveshje për buxhetin e pjesshëm. Sipas autoriteteve, shumë prej tyre ishin dypunësuar për të siguruar të ardhura, duke arritur nivele të rrezikshme lodhjeje që cenonin koordinimin e sigurt të fluturimeve. Për të shmangur rreziqe ndaj mijëra pasagjerëve çdo ditë, qeveria urdhëroi që ata të pezullohen nga detyra.

Kaosi në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar vonesa zinxhir edhe nëpër aeroportet ndërkombëtare të Europës e më gjerë.

Aktualisht, reduktimi i fluturimeve është 4%, por pritet të rritet gradualisht në ditët në vijim, derisa të arrijë në 10%. Autoritetet paralajmërojnë se gjatë fundjavës së ardhshme, nëse situata politike mbetet e pazgjidhur, numri i fluturimeve të ndërprera mund të shkojë deri në 20%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";