Presidenti Donald Trump e ka refuzuar vendimin e  komisionit jopartiak për Debatet Presidenciale që përballja e dytë Trump-Biden të zhvillohej virtualisht. Pas kësaj komisioni deklaroi anulimin zyrtar të debatit të dytë presidencial që ishte planifikuar të mbahej më 15 tetor.

Ndërkohë pasi mjeku i presidentit tha se Trump mund të rikthehej i sigut në aktivitete publike duke filluar nga kjo e shtunë, kreu i shtëpisë së bardhë në mbrëmje ka planifikuar një tubim në “Kopshtin e Trëndafilave ” ku do të flasë për rendin dhe ligjin.

Të gjithë të pranishmit janë udhëzuar të mbajnë maskë dhe duhet t’i nënshtrohen një kontrolli për Covid-19.

Donald Trump gjithashtu ka bërë të ditur se nga e hëna do të marrë pjesë në një aktivitet fushate në Florida, i pari jashtë Uashingtonit, që kur presidenti u diagnostikua me koronavirus javën e kaluar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Anulohet debati i dytë Presidencial në SHBA shkruan Vizion Plus.